LSDM kritikon qeverinë: Rritja e çmimeve të derivateve po përkeqëson krizën ekonomike

“Të ishin pranuar masat të cilat ne i propozuam tani nuk do të kishte rritje aq të madhe të çmimeve të të gjithë produkteve kurse standardi i qytetarëve do të ishte mbrojtur. Me Mickoskin është duke ndodhur katastrofë ekonomike, ekonomia është në rënie kurse varfëria rritet, vendet e punës zhduken kurse inflacioni është përshpejtuar. Sipas treguesve të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës shkalla e varfërisë në vitin e parë të qeverisë së VMRO-së është 21.9%. Aq është numri i qytetarëve që jetojnë nën pragun e varfërisë, d.m.th. çdo i pesti qytetar në shtet. Në familjet me shumë anëtarë, situata është edhe më e rëndë. 54.8% e këtyre familjeve jetojnë në varfëri. 45.8% nga prindërit e vetëm janë të varfër. Inflacioni në mars të këtij viti është 4.9% që është dukshëm më e lartë se në Eurozonë ku është 3% në prill të këtij viti. Buxheti është në krizë serioze. Deficiti tashmë arriti 408 milion euro”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button