Ndërkohë LSDM-ja akuzon se shpenzimet e qytetarëve dhe çmimet e produkteve bazë vazhdojnë të rriten dhe se masat e Mickoskit nuk kanë efekt. Sipas LSDM-së të dhënat e fundit të shportës së konsumit tregojnë për rritje të re krahasuar me muajin paraprak. “Kjo është edhe një dëshmi se masat e Qeverisë së Mickoskit janë të vonuara dhe tregues i qartë se nuk do të kenë kurrfarë efekti, as ndaj çmimeve as ndaj standardit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e opozitës maqedonase. Sipas LSDM-së, Qeveria duhet të miratojë masa me të cilat më të vërtetë do të ulen çmimet dhe jo vetëm sa për sy e faqe. /Alsat.mk
451 Less than a minute








