Nis gjyqi kundër piraterisë televizive

Nis gjyqi kundër piraterisë televizive

Gazetar: Avni Tahiri

Nis procesi kundër piraterisë televizive. Me miratimin e ndryshimeve ligjore një vit më parë, Prokuroria Publike mori seriozisht rastin duke hapur hetim pas ankesës së një televizioni kombëtar. Edhe pse seanca e sotme u anulua për shkak të çështjeve administrative, Drejtori i Televizionit Kanal 5 tha se përfundimisht drejtësia filloi të vijë në Maqedoni edhe për fushën e të drejtës autoriale.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se pas shumë viteve luftë me Prokurorinë Publike më në fund pranoi që të shkruajë aktakuzë kundër një personi juridik dhe fizik i cili bëri dëm të TV Kanal 5 i cili në mënyrë joligjore ritransmetonte programin tonë më shumë se një vit e gjysmë. Pirateria apo shkelja e pronësisë intelektuale te programit televiziv, ritransmetim i paautorizuar, ky është neni në Kodin Penal dhe procedohet sipas detyrës zyrtare deri tani kaluan 10 vitet dhe ishte koha, pasi ankoheshim ne 5 televizione kombëtarë por me vjen mirë që morën kurajë dhe përsëri do të them, ndoshta është një hap i vogël për ta por për ne është një hap shumë i madh të gjithë ne në shtet”, deklaroi Ivan Mirçevski – Drejtori i TV Kanal 5. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button