Luboten, prindërit kundër vendimit të MASH-it për mësimin online

Këshilli i prindërve dhe mësimdhënësit në Shkollën Fillore “Liman Kaba” në Luboten paralajmëruan që nesër do t’i dërgojnë të gjithë fëmijët në Shkollë, pavarësisht se Ministria nuk ka dhënë leje për mësim me prezencë fizike. Ata thonë se po marrin këtë vendim radikal pasi Shkolla i plotëson kushtet, ndërsa jo të gjithë kanë mundësi për të blerë kompjuterë.


“Për mësim online ata nuk do të mund ta realizojnë për shkaqe teknike. 10:03 Vendimi si prindër dhe stafi i shkollës është që të fillojë mësimi me prani fizike. Ashtu patjetër, sepse nuk kemi kushte- tha Xhevair Bakiu- këshilli prindërve SH.f Luboten.

E njëjta situata paraqitet edhe në Shkollat periferike “ Draga Stojanovska” në Çiflig dhe Sveta Petkë ku mësimin e ndjekin rreth 200 nxënës. Prindërit i kundërpërgjigjen Ministrisë me tjetër vendim.

“Ka raste kur një prind me ndihmë sociale i ka tre fëmijë në shkolla, dhe tani është i detyruar të blejë laptop për të tre fëmijët, mirëpo nuk mund t’i blejë. Përfundimi i mbledhjes është se vendosën që fëmijët nga klasa e katërt deri në të nëntën të bojkotojnë mësimin online- pohoi Ajrullah Jakupi- mësimdhënës SH.F “ Draga Stojanovska”, Çiflig.

Edhe në Shkollën fillore” 26 Korriku” në Shuto Orizare mësimi me prezencë fizike u realizua vetëm për 750 nxënësit deri në klasën e tretë. Drejtori i Shkollës, Driton Ganiu, thotë se klasat e tjera nuk mund të shfrytëzohen nga këto nxënës pasi në të njëjtat ligjërojnë online mësimdhënës të tjerë.


“Pjesa tjetër shfrytëzohet nga arsimtarët që janë të punësuar dhe që realizojnë mësmin online. Gjithsej ka 2100 nxënës, me prani fizike do e ndjekin mësimin 750 prej tyre- tha Driton Ganiu- drejtor i SH.f “26 Korriku”.

Mësuesja Burbuqe Qerimi, thotë se ndjehet me fat që ajo mund ta realizojë mësimin me prani fizike edhe pse përqafimi me nxënësit këtë vit mungoi.

“Do të kisha dashur që jo vetëm fëmijët nga klasa e parë në të tretën, por do të ishte mirë të gjithë fëmijët të marrin pjesë me prani fizike- pohoi Burbuqe Qerimi- mësimdhënëse

Të emocionuar ishin edhe vet nxënësit. Ndërsa se si duhet të sillën në shkolla tashmë e dinin më së miri.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button