Lufta në Iran bllokon ndihmën humanitare private të SHBA-së për Ukrainën

Fluksi i ndihmës humanitare vullnetare nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë – linjë kritike për komunitetet në vijën e frontit – është në presion në rritje, pasi komplikimet që i ka shkaktuar lufta në Iran janë duke ndikuar në rrjetin global të transportit.

Organizatat bamirëse me seli në Shtetet e Bashkuara dhe grupet tjera vullnetare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dërgesat me furnizime janë shtyrë me javë dhe çmimet e transportit janë rritur dukshëm – duke rezultuar me zgjedhje të vështira, mes financimit të transportit dhe blerjes së pajisjeve thelbësore.

Për disa organizata, sistemi është në pikën e thyerjes.

Konflikti që po vazhdon në Iran e ka goditur rëndë transportin ndërkombëtar, sidomos përmes Ngushticës së Hormuzit, pikë kritike përmes së cilës transportohet 20 për qind e naftës dhe gazit botëror.

Cenimi i sigurisë në Detin e Kuq i ka detyruar anijet që të marrin rrugë më të gjata, çka ka shkaktuar vonesa dhe rritje të kostove të transportit të mallrave./rel.

LEXO EDHE:

Back to top button