Lufta në Ukrainë, Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë nga aleatët e NATO-s

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë nga aleatët e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-së që t’i japin sa më shumë armë Ukrainës, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të arritur paqen.

“Mund të tingëllojë paradoksale, por mbështetja ushtarake për Ukrainën është rruga më e shpejtë drejt paqes ,” tha zoti Stoltenberg për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa), duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i sigurt se nuk do t’ia arrijë qëllimit të tij për të marrë kontrollin e Ukrainës.

Duke iu referuar të drejtës së Ukrainës për vetëmbrojtje, ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet e fundit ukrainase kundër objektivave ushtarake në Rusi janë absolutisht legjitime, pasi çdo vend ka të drejtë të mbrohet.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Perëndimi duhet të armatosë Ukrainën me raketa me rreze të mesme veprimi, Stoltenberg tha se ekziston një dialog i vazhdueshëm midis aleatëve dhe Kievit për këtë duke theksuar nevojën “e madhe” për municion dhe pjesë këmbimi për të gjitha sistemet e armëve./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button