Kroacia po përgatitet të hyjë në Shengen dhe në Eurozonë nga 1 janari

Kroacia po përgatitet të hyjë në Shengen dhe në Eurozonë nga 1 janari

Më 1 janar, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, presidentja sllovene Natasha Mirc Musar dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të shënojnë simbolikisht hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen duke vizituar vendkalimin kufitar ekzistues kroato-slloven Bregana.

Në këtë mënyrë, e diela do të shënojë mundësinë që shtetasit kroatë të hyjnë dhe të dalin nga kufijtë e brendshëm të BE-së pa kontroll të mëparshëm kufitar.

Në të njëjtën kohë, nga 1 janari, Kroacia hyn në Eurozonë, kështu që monedha e mëparshme kuna kroate do të zëvendësohet me euron.

Qytetarët e Zagrebit kanë qenë në telashe të ëmbla ditët e fundit, të etur për të shkëmbyer kursimet e tyre kuna me euro.

Përdorimi paralel i kunës kroate dhe euros do të zgjasë deri më 15 janar. Megjithatë, përgjatë vitit 2023, qytetarët kroatë do të mund të shkëmbejnë asetet e tyre në banka nga kuna në euro. Nga viti 2024, shkëmbimi i kunës kroate me euro do të jetë i mundur vetëm në Bankën Kombëtare Kroate, raporton Radio-Televizioni Kroat.

Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, tha se për futjen e euros si valutë zyrtare në Kroaci janë shpërndarë euro në vlerë prej 63 milionë copë valutë letre dhe 286 milionë copë monedha, transmeton Index.hr./ina

LEXO EDHE:

Back to top button