Luftë totale mes PSZH dhe Mbapes, klubi parizien ankohet në FIFA

Situata mes Kilian Mbape, PSZH dhe Real Madridit po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Me skadimin zyrtar të rinovimit të lojtarit, për shkak të mos aktivizimit të klauzolës në kontratën e tij, klubi parizien ka vendosur të reagojë për të shmangur humbjen e 24-vjeçarit falas.

Klubi në fakt do të ishte gati t’i drejtohej FIFA-s për të denoncuar ekzistencën e një paramarrëveshjeje mes Mbappe dhe “Los Blancos”, një faktor që ka kompromentuar rinovimin. Në fakt, Real Madridi nuk ka asnjë nxitim dhe mund të presë verën e vitit 2024 për të siguruar Mbapen, si transferim të lirë, një skenar që PSZH do të donte absolutisht ta shmangte.

Megjithatë, për momentin francezi ka refuzuar ofertën e vetme që ka mbërritur, atë faraonike nga Al-Hilal, 300 milionë euro për PZH-në dhe kontratën 2-vjeçare prej 400 milionë euro për lojtarin. Dhe mbi këtë bazë, siç raporton “L’Equipe”, PSZH po përgatitet t’i drejtohet FIFA-s.

Sipas klubit parizien, ka indikacione të shumta që sugjerojnë një marrëveshje mes Real Madridit dhe Kylian Mbappé, bazuar në vitin 2024, çka nënkupton nënshkrim me kosto zero. E dhëna e parë do të ishte letra e dërguar në qershor, në të cilën francezi njoftoi për herë të parë se nuk dëshironte të rinovonte kontratën, pavarësisht se klauzola e tij personale i skadonte në fund të korrikut.

E dhëna e dytë do të ishte refuzimi i vazhdueshëm i Mbappe për të dialoguar me PSZH-në. Klubi francez është përpjekur disa herë të zgjidhë çështjen, t’i ofrojë rinovimin deri në ditët e fundit të korrikut. Më në fund është oferta nga Arabia Saudite, e refuzuar nga Mbape, pavarësisht prezencës së një klauzole që do ta lejonte atë të kalonte te Real Madridi pas vitit të parë.

Bazuar në këto të dhëna, PSZH dëshiron t’i drejtohet FIFA-s, tani në “qoshe të ringut” dhe me mundësinë gjithnjë e më konkrete për ta humbur Mbappé falas. Nga ana e tij, lojtari, sërish sipas “L’Equipe”, është tërbuar me klubin për trajtimin që po merr dhe ka deklaruar se nuk dëshiron t’i bëjë asnjë “dhuratë ekonomike” PSZH-së. Ironikisht, dje Mbappé mori një bonus besnikërie nga PSZH, me palët e rëna dakord për këtë gjë kur nënshkroi rinovimin në maj 2022. Flitet për plot 40 milionë euro të mira.

LEXO EDHE:

Back to top button