Shakira dhe Luis Hamilton, 3 takime gjatë natës?!

Shakira, këngëtarja e njohur kolumbiane, është gjithmonë në qendër të thashethemeve për jetën e saj të dashurisë, pas ndarjes nga Xherard Pike. Dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta për flirtin e mundshëm me Luis Hamilton, kampionin e shumëfishtë të Formula 1.

Të dy ishin parë të afërt gjatë një feste, pas “Silverstone GP” në korrik 2023, por thashethemet e asaj kohe thjesht i kishin kataloguar si “miq”. Mirëpo, tashmë duket se situata ka ndryshuar, pasi thashethemet e reja që vijnë nga Spanja bëjnë me dije se të dy janë duke u takuar në fshehtësi.

Siç raporton “Infobae.com”, në fakt Shakira dhe Luis Hamilton janë takuar disa herë në një nga ishujt më ekskluzivë të Balearit, që ndodhet në Detin Mesdhe, ku këngëtarja po kalon pushimet verore.

Disa tabloidë argjentinas kanë raportuar se Hamilton kishte arritur në vilën e Shakirës tri herë gjatë natës për ta takuar atë. Madje, një nga shoferët e Hamilton ka treguar se gjatë udhëtimeve të tij ka folur rregullisht me këngëtaren.

LEXO EDHE:

Back to top button