Lufthansa do të punësojë 20.000 punëtorë të rinj

Lufthansa do të punësojë 20.000 punëtorë të rinj

Linja ajrore gjermane Lufthansa planifikon të punësojë 20.000 punëtorë pas rimëkëmbjes së tregut të aviacionit nga pandemia e koronavirusit, njoftoi kompania të hënën.

“Ne planifikojmë të krijojmë 20.000 vende të reja pune në Evropë. Disa prej tyre janë punë krejtësisht të reja dhe disa prej tyre janë vende pune që kanë mbetur bosh gjatë pandemisë së koronavirusit,” njoftoi Lufthansa.

Kompania ajrore gjermane pushoi nga puna 30.000 punonjës gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës së koronës. Gjatë pandemisë, Lufthansa mori ndihmë nga shteti, të cilën e ka kthyer plotësisht.

Në shtator të këtij viti, Lufthansa punësoi mbi 108.000 njerëz në mbarë botën.

Aktualisht, Lufthansa është duke kërkuar kryesisht punonjës në qendrat e Frankfurtit, Munihut, Cyrihut, Vjenës dhe Brukselit, dhe mbi të gjitha ka të bëjë me teknikë, specialistë IT, avokatë, pilotë dhe ekuipazh të kabinës.

LEXO EDHE:

Back to top button