Luis Enrike: Tani fillon Liga e Kampionëve për ne
Pas humbjes në Ligue 1 ndaj Ren-it në kampionat, skuadra e PSZH-së përgatitet për ndeshjen “Play Off” në Ligën e Kampionëve që do të luajë sonte ndaj Monakos. Një derbi francez për kampionët në fuqi, që synojnë kualifikimin.
“Humbja e fundit në kampionat është e çuditshme. Nëse mendoni për rastet që krijuam kundër Marsejës dhe Ren-it, ishte shumë e ngjashme. Krijuam shumë. Në ndeshjen kundër Marsejës, shënuam pesë gola. Kundër Ren-it, arritëm të shënonim vetëm një”, tha trajneri Luis Enrike.
“Kjo është analiza e një trajneri profesionist. Është më mirë të shkosh në shtëpi me një fitore, por jemi mësuar të kapërcejmë vështirësitë. Tani po fillojmë Ligën e Kampionëve të vërtetë, me dy ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar, që duhet t’i fitojmë për të mbrojtur kurorën“, tha Enrike.







