​Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon përkrahjen e SHBA-së

​Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon përkrahjen e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve. Ai vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve amerikane për sfidat globale dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. “Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”, tha Rubio. Një ditë më parë, mesazh urimi dërgoi edhe presidenti amerikan, Donald Tramp. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button