Luis Hamilton mendon për garat e “Nascar” dhe “Indy Car”

Pas zërave për një shkëmbim pilotësh mes Luis Hamiltonit dhe Sharll Leklerkut, me 7 herë kampionin e botës që mund të transferohet te “Ferrari”, sezonin e ardhshëm, ditët e fundit janë zbuluar disa detaje të reja. Të dhëna që vijnë nga Amerika, aty ku u zhvillua edhe gara e fundit e Formula 1.

Sipas mediave amerikane, piloti britanik mund të garojë në këtë kontinent vitin tjetër, në dy kategoritë kryesore të automobilizmit në këtë shtet – “Nascar” dhe “Indy Car”. Në vitin 2011, Hamilton ka testuar këto makina, kur pilotoi asokohe makinën e Toni Sjuarti

“Bëra një shkëmbim makinash me Tonin, vite më parë dhe ishte argëtuese. Do të më pëlqente të provoja garat “Nascar” herët a vonë. Nuk është një ëndërr për mua të garoj në një kampionat tjetër, por jam një admirues i garave në kategoritë e tjera të garave të automobilizmit. Andaj, kam dëshirë ta provoj”, tha Hamilton.

Ndërsa për garat “Indy Car”, piloti britanik është më decid.

“Ndonjëherë i shikoj dhe më pëlqen t’i provoj këto makina herët a vonë. Nuk jam një fans i madh, por e adhuroj zhurmën e tyre në pistë. Gjithsesi, për momentin jam përqendruar në Formula 1 dhe nuk kam ndërmend të largohem kaq shpejt”, tha Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button