NBA shpalosi më të mirët e sezonit, ka mjaft befasi

NBA ka zbuluar formacionin titullar më të mirë të sezonit 2022-2023 dhe surprizat mes 5 basketbollistëve më të mirë nuk kanë munguar.

Përveç Xhoel Embiid, që mori trofeun “MVP”, në formacionin bazë janë edhe Aleksander Shai, Luka Donçiç, Xhejson Tatum e Xhianis Antetokounmpo.

Prania e Shai apo Tatum është konsideruar surprizë, ndërkohë që Kerri dhe Jokiç ndodhen në formacionin e dytë.

Ndërskohë LeBron Xhejms ndodhet në formacionin e tretë. Jashtë tri formacioneve janë Entoni Dejvis, Kevin Durant, Devin Buker apo Xha Morant, që kanë mbetur të zhgënjyer.

 

Formacioni titullar: Aleksander Shai, Luka Donçiç, Xhoel Embiid, Xhejson Tatum, Xhianis Antetokounmpo:

 

Formacioni i dytë: Stefon Kerri, Donovan Mitçell, Xhimi Batler, Nikola Jokiç, Xhejlen Braun.

 

Formacioni i tretë: Damian Lillard, De’Aron Foks, LeBron Xhejms, Xhulius Randëll, Domantas Sabonis.

LEXO EDHE:

Back to top button