Luis Hamilton vazhdon dominimin në Portugali

Kampioni aktual në Formula 1, Luis Hamilton, regjistroi fitoren e dytë në këtë sezon, duke marë pozitën e parë në garën për Çmimin e Madh të Portugalisë, e cila u zhvillua në pistën ”Algavre”. Piloti i Mercedesit nuk nisi garën nga pozita e parë, pasi që më i shpejtë në kualifikimet ishte kolegu i skuadrës, Valteri Botas, mirëpo Hamilton tregoi formën më të mirë dhe tejkaloi konkurencën.

 

Në vendin e dytë u ndal Maks Verstapen nga “Red Bull”, ndërsa në vendin e tretë u ndal Valteri Botas. Pikë arkëtuan edhe Serhio Perez, Lando Norris, Çarlls Leklerk, Esteban Okon, Fernando Alonso, Daniel Rikiardo dhe Pjerr Gasli. Gara e ardhshme në Formula 1, do të zhvillohet në Spanjë, në pistën “Katalunja” më 9 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button