Ajaksi, kampion i Holandës për herë të 35-të

Ajaksi i Amsterdamit edhe matematikisht është kampion i “Eredivisie” në Holandë. “Harkëtarët” fituan 4-0 ndaj Emen, duke e fituar për herë të 35-të trofeun më të rëndësishëm në Holandë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar. Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ten Hag priste thjesht matematikën, pasi para kësaj sfide kishte krijuar një distancë prej 12 pikësh me rivalin më të afërt, PSV-në, madje edhe sa i përket golaverazhit kishte avantazh të thellë, megjithatë zyrtarisht u shpall kampion në javën e 31-të.

Sa i përket sfidës me Emenin, golin e parë e realizoi Timber në minutën e 10-të, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vetëm një goli. Në fraksionin e dytë i çoi shifrat në 2-0 Haller, në minutën e 61-të, dhe pak minuta më vonë realizoi Rensch, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Klaasen.

Gara për vendin e dytë në “Eredivisie”, që jep mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampiomëve po zhvillohet mes PSV Andhovenit dhe AZ Alkmaarit.

LEXO EDHE:

Back to top button