“Shqipëria mund të nis bisedimet me BE-në pa Maqedoninë”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero konfirmoi edhe një herë se Bashkimi Evropian mund t’i fillojë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh kontestin me Bullgarinë. Një skenar të këtillë e paralajmëroi edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi gjatë qëndrimit të tij në Shkup, disa ditë më parë.

Pozicioni i Komisionit Evropian është shumë i qartë. Duam të shohim konferencë ndërqeveritare me të dy vendet. Të dyja i plotësojnë kushtet që kjo të ndohë, por Këshilli duhet të jep pajtim për kornizat negociuese, këtu ku jemi. Nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, atëherë ky opsion do të mund të shqyrtohet”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

 

LEXO EDHE:

Back to top button