Luis Suarez kap Lionel Mesin në gjumë, fotoja bëhet virale

Lionel Messi është duke i shijuar pushimet i rrethuar me dy miqtë e tij më të mirë si, Luis Suarez dhe Cesc Fabregas, të shoqëruara nga bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

Por, derisa po bëhen gati për edicionin e ri, treshja kanë gjetur kohë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin, derisa argjentinasi festoi pak ditë më parë edhe ditëlindjen e 35-të.

Mirëpo, i lodhur nga festimet e shumta dhe nga një sezon i stërlodhur, Messin e kishte zënë gjumi në atë që duket si një jaht.

Këtë lodhje të tij e ka shfrytëzuar Suarez për t’i bërë një foto shtatë herë fituesit të Topit të Artë, duke i treguar se është ora 18:00 dhe se duhet të zgjohet.

Natyrisht se fotoja është bërë virale në internet, me tifozët që e kanë marrë me të qeshura foton e uruguaianit.

LEXO EDHE:

Back to top button