Luiza Gega, sërish vendos rekord kombëtar

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike të 2022-shit. Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia.

Gega ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli. Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.

LEXO EDHE:

Back to top button