Lukaku: Duhet të jemi të kujdesshëm me ekipet angleze

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, u shpreh i kujdesshëm, përpos faktit që skuadra italaine shënoi fitore të madhe ndaj Brajtonit, në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën Evropa.

“Nuk mbaron kurrë kundër ekipeve angleze. Ne duhet të shkojmë atje dhe të bëjmë më të mirën, si sot. Duhet të luajmë me të njëjtin përkushtim edhe atje.

 

Goli?

Gjithmonë duhet të besosh te gabimet e mbrojtësit. De Rossi gjithmonë na motivon, dha më shumë liri për lojtarët e mesfushës. Tani duhet të sulmoj më shumë thellësinë, kjo më jep avantazh. Po ndihem shumë mire me trajnerin e ri. Duhet të vazhdojmë kështu, mund të arrijmë shumë lart në kampionat. Në Ligën e Europës kemi pse të ëndërrojmë. Gjithmonë duhet të japim më të mirën tonë”, shtoi sulmuesi belg.

LEXO EDHE:

Back to top button