VIDEO / Ndërhyrje e ashpër ndaj Lionel Mesit, arbitri nuk tregon asnjë karton

Skuadra e Inter Majamit ka barazuar 2:2 ndaj Nashvillit në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupës së Kampionëve së Amerikës.

Futbollisti i kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi shënoi një gol në barazimin e klubit të tij. Mirëpo argjentinasi u rrezikua shumë në minutën e 75’të nga lojtari kundërshtar. Mbrojtësi i Nashvillit bëri një ndërhyrje brutale ndaj Messit, por për fat të mirë argjentinasi u ngritë sërish në këmbë dhe vazhdoi ndeshjen.

Gjyqtari nuk tregoi asnjë karton pas kësaj ndërhyrje, edhe pse në shikim të parë vlerësohet për kartonin e kuq direkt./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button