Lukarevska: LSDM do të diskutojë edhe dorëheqjen e Zoran Zaev
Sanja Lukarevska nënkryetare e LSDM-së tha se tani partia do të ketë seancë fillimisht në Këshillin Ekzekutiv dhe pastaj në Këshillin Qendror, ku do të diskutohet rreth disa temave të ndryshme duke përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
“Kemi tema të ndryshme për tu diskutuar, hapat e radhës të partisë në lidhje me aktualitetin siç është shumica parlamentare, gjendja e politikës aktuale. Do të diskutohet edhe rreth dorëheqjes së kryeministrit Zaev”, tha Lukarevska.








