Lukashenko: Bjellorusia është ‘gati’ të përballet me forcat që planifikojnë të rebelohen
Lukashenko: Bjellorusia është ‘gati’ të përballet me forcat që planifikojnë të rebelohen
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha sot se vendi i tij është i përgatitur të përballet me rebelim të mundshëm, për të cilin thuhet që shteti fqinj Polonia synon ta mbështesë.
Duke iu përgjigjur komenteve të bëra nga një ish-gjeneral polak i cili sugjeroi se bjellorusët që luftojnë për Ukrainën mund të bëhen katalizator për një rebelim brenda Bjellorusisë dhe u bëri thirrje autoriteteve polake t’i mbështesin ata, Lukashenko deklaroi: Lërini të vijnë! Jemi gati t’i mirëpresim.
Ai vuri në dukje se autoritetet bjelloruse i njohin me emër qytetarët e vendit, të cilët po luftojnë për Ukrainën.
Lukashenko përsëriti se ai kishte paralajmëruar më parë për përgatitje për trazira në Bjellorusi disa muaj më parë, por shqetësimet e tij ishin shpërfillur.
“Ne e dimë prej kohësh që ata po përgatiten për një lloj rebelimi”, tha ai.