LVV dorëzon kallëzimin penal ndaj Armend Zemajt dhe Valbon Krasniqit

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal lidhur mungesën e furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.

Para dorëzimit do të ketë prononcim për media ndaj ju ftojmë që të na ndiqni.

Deputeti i LVV, Fitim Uka, tha se kanë pranuar një disa ankesa nga qytetarët dhe stafi shëndetësor lidhur me mungesën e oksigjenit nëpër spitale, gjë që edhi i ka bërë të dorëzojnë këtë kallëzim penal.

“Për të dorëzuar kallëzim penal për dy persona që janë përgjegjës për situatën me pandeminë në Kosovë, e që është ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së. Në radhë të parë ne kemi zgjedhur alternativa tjera për t’i adresuar këto shqetësime tonat. Jemi përpjek nëpërmjet Kuvendit dhe komisionit parlamentar, nuk na ka mbet rrugë tjetër.. kështu që për neve ky është skandal në vete, në radhë të parë është skandal për faktin që këto spitale po furnizohen nga kompani të palicencuara dhe e dyta është skandal që ky ministër nuk e ka thënë të vërtetën në raport me gjendjen që ka ekzistuar me oksigjen”, tha ai.

Sipas tij, për dy apo tri javë pacientët janë detyruar të blejnë oksigjen terapinë bazë që e kanë anti Covid.

Përfaqësuesi ligjor i deputetëve, Getoar Mjeku tha se të dy zyrtarët dyshohen se kanë kryer veprën penale.

“Bëhet fjalë për rrezikimin e jetës së popullatës dhe mospërmbushjes të detyrës së zyrtarëve të lartë që është përgjegjësi primare, sidomos në kohën e pandemisë, kanë pas luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19”, tha ai.

Deputeti Uka po ashtu është pyetur edhe për familjarët që qëndrojnë në dhoma së bashku me pacientët me Covid, duke thënë se kjo është e papranushme.

Ai tha se qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në këto klinika për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore, mungesës së barnave, por ka edhe mjaft raste që janë ankuar edhe për cilësinë e ushqimit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button