LVV e quan absurd vendimin e PZAP-së, thotë se Kurti dhe të tjerët do të jenë pjesë e listës

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së e cila i konfirmoi ndalimin e kandiditimit të Albin Kurtit dhe katër kandidatëve të tjerë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

VV përmes një komunikate për media këtë vendim e vlerëson absurd dhe të paargumentueshëm, teksa paralajmëron se lista e saj nuk do të pëson ndryshime, duke bërë të ditur se nuk heq dorë nga kandidimi i Kurtit.

Reagimi i VV-së:

“Kandidimi i Albin Kurtit dhe i kandidatëve të tjerë nuk do të mund të ndalet, sepse kështu e thotë e drejta, dhe lista e VETËVENDOSJE!-s do të paraqitet e plotë e fitimtare në zgjedhjet e 14 shkurtit sepse kështu po e kërkon populli”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Back to top button