Maas: Gjermania kërkon zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes

Gjermania do të vazhdojë të përpiqet të gjej një zgjidhje për mosmarrëveshjen bullgaro-maqedonase edhe pas përfundimit të presidencës gjermane të BE-së në fund të këtij viti, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në një intervistë për Deutsche Welle.

“Ne jemi të fundit që frenojmë kur bëhet fjalë për këtë temë. Në thelb, kur bëhet fjalë për bllokadën, bëhet fjalë për marrëdhëniet bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne, si presidencë e Këshillit të BE-së, kemi bërë shumë përpjekje për të arritur një zgjidhje. Fatkeqësisht, pa sukses”, shton Maas.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë për anëtarësim në BE, kanë bërë përparim të madh në vitet e fundit, veçanërisht Maqedonia e Veriut, transmeton Alsat.

“Njerëzit atje e shohin të ardhmen e tyre në BE. Kjo është arsyeja pse ata duhet të jenë në gjendje të mbështeten në premtimet tona, përndryshe ata do na kthejnë shpinën”, thekson Maas.

Ministri i Jashtëm gjerman vlerëson se perspektiva evropiane është një stimul i rëndësishëm për politikat dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit, të cilat janë gjithashtu në interes të BE.

Në intervistën e realizuar me rastin e përfundimit të presidencës gjermane të BE-së, Mass gjithashtu ka folur për pandeminë Covid-19, Buxhetin e BE-së dhe Fondin e Rimëkëmbjes, negociatat me Britaninë e Madhe pas Brexit, sundimi i ligjit në disa vende anëtare të bllokut, tensionet midis Greqisë dhe Turqisë dhe marrëdhëniet me Kinën.

LEXO EDHE:

Back to top button