Macron flet me Putinin e Zelenskyn
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një tentim të fundit për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, njofton CNN.
Sipas Pallatit Elysee, Macron ka biseduar me Zelenskyn për 30 minuta, ndërsa me Putinin një orë e 45 minuta. Fillimisht Macron kishte biseduar me Putinin.
“Telefonata me Putinin zgjati 1 orë e 45 minuta”, thuhet nga Elysee.
Macron kishte biseduar me Zelenskyn edhe të shtunën.








