Macron: Franca do të ofrojë vaksina COVID-19 për vendet e varfra

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca do të ofrojë një pjesë nga dozat e saj të para të vaksinës COVID-19 për vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë.

- Advertisment -

“Përsa kohë që një pjesë e njerëzimit, sado e vogël, nuk është ende jashtë rreziku, i gjithë planeti është i kërcënuar”, tha Macron, gjatë një seance të Forumit vjetor të Paqes në Paris, kushtuar sigurimit të aksesit global në trajtimet dhe vaksinat e COVID-19.

Macron shtoi se shpërndarja e vaksinës për vendet më të rrezikuara dhe që janë më në nevojë do të bëhet sapo dozat të jenë në dispozicion.

LEXO EDHE:

Back to top button