Ademi: Për funksionimin e Kuvendit nevojiten 61 deputetë, ne kemi 62

Deputeti nga radhët e BDI-së Arbër Ademi në emisionin “Rruga drejt…”, u shpreh se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk përballet me mungesë të kuorumit dhe se funksionon normalisht. Sipas  tij për funksionim të rregullt të punës së Kuvendit nevojiten 61 deputetë ndërsa shumica aktuale parlamentare ka 62.

- Advertisment -

“Në rrethanat tona, në Kuvendin tonë duhet të kemi minimum 61 deputetë, ndërsa në rastin tonë kemi 62 ndërsa tendenca të natyrshme është që të sigurohet një shumicë me e madhe, më stabile dhe kjo është krejt në rregull. Por për hire të së vërtetës mazhorancë ka, Parlamenti funksionon, kjo është si rezultat edhe i pjekurisë politike të partive të ndryshme parlamentare që marrin pjesë në Kuvend, mbase të gjithë e kuptojnë peshën e përgjegjësisë që ka. Për hir të së vërtetës deri tani nuk ka pasur probleme në funksionimin, në punën e Kuvendit, ajo  çka duhet të theksohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit, mazhorancë dhe kuorum duhet të ketë në dy momente, momenti i parë kur miratohet dhe votohet rendi i ditës dhe momenti i dytë kur duhet të vendoset për donjë pikë përkatëse të rendit të ditës”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Sipas Ademit, me rregulloren e punës së Kuvendit kryetari i Kuvendit ka të drejtë ta ndërpret seancën para aktit të votimit dhe vetë aktin e votimit mund të zhvendos në ndonjë ditë tjetër kur do të ketë kuorum me çka në mënyrë plotësuese do të njoftoj deputetët dhe kjo sipas tij është një zgjidhje e mirë e cila pamundëson bllokimin e punës së Kuvendit.

LEXO EDHE:

Back to top button