Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershor
Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershor

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të shpërndajë Asamblenë Kombëtare, duke shpallur zgjedhje të parakohshme brenda disa javësh, për shkak të rezultateve të dobëta të partisë së tij në votimin e Parlamentit Evropian.
Raundi i parë i zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare do të mbahet më 30 qershor dhe i dyti më 7 korrik, njoftoi Macron në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Pas një humbjeje të rëndë zgjedhore nga Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, Macron tha se rezultati nuk ishte “një rezultat i mirë për partitë që mbrojnë Evropën”.
Fronti Kombëtar i Le Pen fitoi rreth 32 për qind të votave në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Evropian, dhjetë më shumë se në zgjedhjet e mëparshme evropiane në 2019 dhe 17 për qind më shumë se partia e Macron. Socialistët fituan 14 për qind të votave.
I konvertuar në mandate, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen merr 31, Rilindja e Macron 14 dhe Socialistët 13.