Magdalena Andersson u zgjodh sërish kryeministrja e parë femër e Suedisë

Kryeministrja e parë femër e Suedisë është riemëruar në postin e lartë pasi “trazirat politike” e detyruan atë të jepte dorëheqjen brenda disa orësh nga marrja e postit javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deputetët mbështetën udhëheqësen e Partisë Social Demokrate, Magdalena Andersson, me një diferencë të ngushtë në një votim të ri të hënën.

Andersson do të përpiqet të udhëheqë një qeveri njëpartiake deri në zgjedhjet në shtator të vitit të ardhshëm.

Ajo u largua nga posti i kryeministres të enjten e kaluar pasi “rënies” së koalicionit të saj.

Për t’u emëruar kryeministër sipas sistemit politik të Suedisë, një kandidat duhet vetëm të shmangë votën e shumicës kundër tij.

Në një konferencë shtypi pas votimit, zonja Andersson tha se ishte gati të “çonte Suedinë përpara” me një program të fokusuar në mirëqenien, ndryshimin e klimës dhe krimin.

Por pa mbështetjen e partive të tjera, zonja Andersson do të ketë pengesa për të miratuar legjislacionin në parlament, ku socialdemokratët e qendrës së majtë mbajnë 100 nga 349 vendet.

LEXO EDHE:

Back to top button