Makina e Zhan Alesit në ankand, çmimi i shitjes është një çmenduri

Kompania e njohur “RM Sotheby’s” ka nxjerrë në ankand makinën “Ferrari 643”, e cila është pilotuar në vitin 1991 nga piloti francez Zhan Alesi. Fituesi i këtij ankandi do të shpallet më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë ata që dëshirojnë të “garojnë” për këtë makinë do të kenë mundësi të bëjnë ofertat e tyre. Parashikohet që çmimi përfundimtar i shitjes të variojë nga 2.9 deri në 3.4 milionë euro.

Kjo makinë nuk pati shumë sukses në pistat e Formula 1 dhe modeli i nxjerrë në ankand është përdorur në 3 gara nga Alesi (Francë, Angli dhe Australi). Makina është funksionale, ka 710 kuaj fuqi dhe ka një motor V12.

Një makinë unike, e konsideruar e veçantë nga kompania që e ka nxjerrë në ankand, pasi ky model, ka të gjitha modifikimet që iu bënë në mes të sezonit të Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button