Mal i Zi, partnerët e koalicionit do të diskutojnë programin qeverisës

Liderët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e Zi”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, do të takohen sot në Podgoricë për të diskutuar programin dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe ndarjen e përgjegjësive.

Ndarja e kompetencave nuk u diskutua në hollësira në takimet e mëparshme dhe tani për tani duket se Zdravko Krivokapiq do të jetë mandatari, ndërsa koalicioni “Paqja është kombi ynë” do të marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Shumica e ardhshme qeverisëse kumtoi se akoma diskutohet për cilësinë dhe mënyrën e thellë të ndarjes së përgjegjësive, ndërsa pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive të pakicave ishte e pashmangshme dhe se konsiderohet në to.

Seanca konstituive e Kuvendit të Malit të Zi është planifikuar për të mërkurën, më 23 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button