Mali i Zi do të vendosë një kohë pune shtatë-orëshe deri në fund të vitit

Mali i Zi do të vendosë një kohë pune shtatë-orëshe deri në fund të vitit

Ministrja e Punës dhe Mbrojtjes Sociale e Malit të Zi, Naida Nishiq, ka bërë të ditur sot se deri në fund të vitit në Mal të Zi mund të pritet vendosja e orarit shtatëorësh.

Ajo tha për Radio Malin e Zi se përfitimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen, si dhe se nuk do të ketë shfuqizimin e Fondit të PIO, por se do të reformohet, transmeton RTCG.

Nishiq tha se të gjitha analizat kanë treguar se padrejtësia më e madhe u është bërë pensionistëve të cilët e kanë kaluar jetën e tyre të punës në vende të ndryshme dhe se rreth 3500 pensionistë nga vendet e ish-Jugosllavisë marrin pensione të cilat kur kombinohen janë më të ulëta se mesatarja.

LEXO EDHE:

Back to top button