Mali i Zi regjistron shifrën më të lartë të rasteve ditore
Mali i Zi regjistroi shifrën më të lartë ditore të rasteve me koronavirus (COVID-19) që nga 30 prilli.
Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, Mali i Zi me një popullsi prej rreth 625 mijë banorësh në 24 orët e fundit ka regjistruar 145 raste të reja me COVID-19.
Me këtë është regjistruar shifra më e lartë ditore që nga 30 prilli.
Më tej thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me COVID-19.
Në njoftim theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 101 352 ndërsa numri i viktimave nga ky virus shkoi në 1 627.
Në vend vazhdon detyrimi për mbajtjen e maskës në vende të mbyllura ndërsa kafenetë dhe restorantet punojnë deri në orën 23:00.
Rreth 150 mijë persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.