“Mali mund të shembet dhe të shkaktojë cunam”, shpërthen vullkani në ishull

“Mali mund të shembet dhe të shkaktojë cunam”, shpërthen vullkani në ishull

Autoritetet indoneziane urdhëruan të mërkurën qindra banorë të një ishulli të evakuohen menjëherë pas shpërthimeve në një vullkan, i cili ka shtuar frikën se llava mund të përfundojë në det dhe të shkaktojë cunam.

“Mali” Ruang 725 metra i lartë, në ishullin me po të njëjtin emër, ka shpërthyer të paktën 5 herë që prej mbrëmjes së të martës, dukë lëshuar lavë dhe tym vullkanik, i cili ngrihet me mijëra metra lartësi.

Shefi i agjencisë Hendra Gunawan tha se zyrtarët kishin ngritur alarmin për vullkanin në nivelin më të lartë, duke paralajmëruar njerëzit që të mos shkonin brenda 6 kilometrave nga krateri, për shkak të frikës se mali mund të shembet pjesërisht në ujë dhe të shkaktojë cunam.

LEXO EDHE:

Back to top button