Mali Sharr park nacional, anulohen koncesionet e hidrocentraleve

Nuk do të ketë hidrocentrale të reja në Malin Sharr. Këtë e siguroi ministri i mjedisit Naser Nuredeni, pasi Qeveria pranoi propozim-zgjidhjen ligjore për shpalljen e një pjese të malit si park nacional. Për koncesionet e lëshuara për hidrocentrale që nuk kanë filluar të ndërtohen, do të nisen negociatat për shkëputjen e tyre.

Nuredini njoftoi se do të hetohet nëse rrëshqitja e dheut në Leshnicë që shkatërroi gypin e sistemit kryesor të ujësjellësit që e la Tetovën pa ujë, është shkaktuar nga hidrocentralet.

Me propozim-ligjin, Mali Sharr do të shpallet Park nacional i kategorisë së dytë, ndërsa zona e menaxhimit aktiv është gjysma e sipërfaqes së përgjithshme. Me mbrojtjen e Malit Sharr do të fitohen edhe mjete nga fondet që do mundësojnë zhvillimin e malit.

Sharri me dekada ballafaqohet me prerje ilegale të malit, me ekspansion ndërtimor, rrezikim të botës bimore dhe shtazore dhe me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zemrën e Sharrit. Mali Sharr përfshin territore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Në Kosovë, Sharri për më shumë se 30 vjet është shpallur Park Nacional. Me shpalljen e Malit Sharr në Park Nacional gjithsej 13.2% e territorit të Maqedonisë do shndërrohet zonë e mbrojtur. Standardi evropian parasheh 20% e territorit të shpallet zonë e mbrojtur.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button