Shkëndija barazon, FC Shkupi fiton në Kratovë

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 21-të, në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e kësaj jave, të zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski”, nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën në mes Rabotniçki dhe Shkëndija. Fitore të madhe shënoi skuadra e FC Shkupit, që në transfertë, mundi Sileksin me 1-0. Në Kratovë, autor i golit të vetëm ishte Allvarez nga pika e bardhë, ndërsa vendasit ishin me dy futbollist më pak, për shkak të kartonave të kuq.

 

Fitores në transfertë iu gëzua edhe Pelisteri, që mundi Struga Trim Lumin me 1-0, falë golit të Pejakoviqit. Me rezultat identik, 2-1, Akademia Pandev mundi Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Boreci doli fitues ndaj Bellasicës. Ndërkohë Renova regjistroi fitoren e parë pranverore, duke mundur Vardarin me 3-0. Shefiti dhe Selmani me dy gola ishin protagonistët kryesor të fitores së skuadrës tetovare.

 

Liga e Parë – Java 21

Rabotniçki 0–0 Shkendija

Sileksi 0–1 FC Shkupi

Akad. Pandev 2–1 Makedonija Gj.P.

Renova 3–0 Vardari

Struga Trim Lum 0–1 Pelisteri

Boreci 2-1 Bellasica

LEXO EDHE:

Back to top button