Man. Junajted gati të largojë Kristiano Ronaldon?!

“Djajtë e Kuq”, janë gati që të lënë Kristiano Ronaldon, të largohet nga klubi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të janarit. Ronaldo ishte në pankinë teksa Junajtedi mposhti Totenhamin me rezultat 2-0 në kuadër të Premier Ligës.  Ai u pa duke u futur në tunel përpara mbylljes së ndeshjes dhe raportet e mediave një ditë më vonë sugjeruan se ai kishte refuzuar të hynte si zëvendësues.

Gjatë të enjtes, “Djajtë e Kuq” ‘dënuan’ Ronaldon duke mos e ftuar për ndeshjen e fundjavës ndaj Çellsit, por ky thuhet se nuk është vendimi i vetëm i drejtuesve.

Sipas “The Mirror”, drejtuesit e Junajtedit tani po shqyrtojnë një strategji largimi për Ronaldon, pozicioni i të cilit së shpejti po bëhet i paqëndrueshëm me menaxherin Erik ten Hag.

Junajted mund të ofrojë të lërë Ronaldon të largohet si transferim i lirë për të siguruar që ai të gjejë një ekip të ri kur të hapet afati kalimtar i janarit pas Kupës së Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button