Man. Junajted mposhtet nga Brajtoni në minutën e 99-të

Mançester Junajtid humbi ndaj Brajton-it, duke e pranuar në minutën e 99-të një gol nga penalltia.

Në minutën e 97-të, mbrojtësi Luke Shou ngriti dorën dhe preku topin. Arbitri Andre Marriner u konsultua me VAR-in dhe dha një penallti.

Mesfushori Aleksis MekAllister realizoi penalltinë në minutën e 99-të, duke gjuajtur në këndin e sipërm pas një vrapimi të shkurtër. Me këtë gol, Brajtoni mposhti 1-0 Mançester Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button