Man. Junajted tjetër ofertë për mesfushorin e Fiorentinës

Mançester Junajtedi do me çdo kusht mesfushorin maroken të Fiorentinës, Sofian Amrabat. “Djajtë e Kuq” më parë i ofruan 22 milion paund, plus 3 milionë të tjëra në formë bonuesesh, por klubi i italian i tha “JO”.

Tanimë anglezët mësohet se janë gati të japin 30 milion paund, ndërsa pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Fiorentinës.

Klubi anglez kërkon përforcime në mesfushë dhe 26-vjeçari duket të jetë alternativa e duhur. Me Fred i cili duket pranë Gallatasarayt dhe Doni Van de Beek, i cili pritet të futet në tratativa me Real Sosiedad, në repartin e mesfushës pritet të ketë mungesa të cilat duhen zëvendësuar deri para mbylljes së merkatos.

LEXO EDHE:

Back to top button