Man. Siti “kalon” Arsenalin dhe është gati të firmos me Rajsin

Pasi i “parakaloi” në garën për titullin kampion të Premier Ligës , “qytetarët” e Man. Sitit, duket se kanë sërish në shënjestër “topçinjtë” e Arsenal e kësaj here dëshirojnë t’i “rrëmbejnë” objektivin e merkatos së verës.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, fituesit e “tripletës” kanë vënë në shenjëstër të tyre, 24-vjeçarin e Uest Hemit, Deklan Rajs, të cilin e shohin si “zëvendësuesin” perfekt të Ilkaj Gundogan, me këtë të fundit që u transferua te Barcelona.

Ndryshe nga Arsenal, Man. Siti mund ta mbyllë shumë më shpejt marrëveshjen me “çekiçët”, të cilët kërkon për Rajsin, 100 milionë paund, shifër kjo e përballueshme nga sheikët e “qytetarëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button