Man. Siti në finale, falë dopietës së Rijad Mahrezit

Man. Siti ka fituar 4-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Paris Sen Zhermen, për të arritur kështu kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Rijad Mahrez ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, duke arritur që të shënojë dy herë dhe kësisoj edhe e ka dërguar skuadrën në finale të kësaj gare.

Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, ku algjeriani u gjet shumë mirë pranë portës për të shfrytëzuar topin e pritur nga portieri Keylor Navas. Në anën tjetër, goli i dytë erdhi në minutën e 63-të, pas një super aksioni të ndërtuar nga skuadra e Pep Guardiolas.

 

Me këtë fitore, ‘Qytetarët’ janë kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve, I cili do të luhet në Stamboll, ndërsa pret fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid, për të mësuar kundërshtarin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button