Manaj: Lumturia nuk ndodhet në kasafortë

Rej Manaj shënoi dy herë në sfidën mes Barcelonës B dhe Prat në Segunda Division B (kategoria e tretë spanjolle), duke u dhënë po kaq herë avanatazhin katalanëve, që gjithsesi në fund u barazuan 2-2 dhe nuk morën më shumë se një pikë.

Nëse në fushë gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një surprizë të pakëndshme kur u rikthye në shtëpi, pasi pa që hajdutët ishin future dhe kishin grabitur disa sende me vlerë e një shifër monetare.

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkroi Manaj në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button