Mançester Junajted edhe zyrtarisht konfirmon fatin e Ronaldos

Kristiano Ronaldo është kthyer në qendrën e merkatos këtë vit, pasi u vu në dyshim edhe e ardhmja e tij te Man. Juanjted. Zërat e ndryshëm të merkatos raportuan se për CR7 u interesua Bajern Munihu, pasi shikohej si zëvendësuesi ideal i Robert Levandovskit, me këtë të fundit që pritet të kalojë në “Camp Nou”. Një tjetër skuadër që doli në skenë ishte edhe Çellsi që kërkonte sulmuesin portugez për të zëvendësuar Robero Lukakun.

Një tjetër pistë ishte ajo e rikthimit te Juventusi. Pasi “Zonja Vjetër” riktheu në skuadër Paul Pogba, vetë Ronaldo e dëshironte një rikthim në “Allianz Stadium” për t’u bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës.

Por të gjithë këtyre zërave u jep fund vetë klubi anglez, i cili ka theksuar se Kristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe se qëndrimi i tij në “Old Trafford” është i sigurtë edhe për sezonin e ri.

Ronaldo zhvilloi 30 ndeshje në Premier Ligë në sezonin e kaluar, duke arritur të shënonte 18 gola dhe duke shërbyer 3 asiste për shokët e skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button