Mançester Siti arkëton titullin e parë në këtë sezon

Man. Siti ka fituar Kupën e Anglisë këtë edicion 2020/21, duke mposhtur në finale skuadrën e Totenhamit me 1–0. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte më e mirë nga minutat e parë dhe me plotë meritë fituan trofeun. Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase të dy skuadrat nuk ia dolën të realizojnë në portën kundërshtare.

 

 

Edhe gjatë pjesës së dytë, “qytetarët” vazhduan me formën e mirë dhe ishte qendërmbrojtësi Emerik Laporte, ai që ‘theu’ mbrojtjen e Totenhamit. Pas harkimit nga Kevin de Brujne, Laporte me kokë realizoi në portën e Lloris. Ky trofe është i pari për Sitin këtë edicion dhe I katërt radhazi, derisa të pranishëm në “Uembli” ishin rreth 8 mije spektatorë.

LEXO EDHE:

Back to top button