Mançester Siti kërkon fitore ndaj Totenhamit të Kontes

Do të zhvillohet sot në Premier Ligë derbi ndërmjet Mançester Sitit dhe Tottenhamit, i vlefshëm për xhiron e 20-të në kampionatit anglez. Të dy skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit me Sitin që humbi derbin me Mançester Junajtedin, ndërsa Tottenhami u mposht nga lideri i tabelës, Arsenali.
Siti që momentalisht mban pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë dhe me fitore eventuale do të mbanë gjallë shpresat për titull, kurse Totenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht është i pesti me 33 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme.
Man. Siti: Ederson, Ualker, Stouns, Akanxhi, Ake, De Brujne, Rodri, Gundogan, Foden, Haaland dhe Grealish.
Totenham: Lloris, Romero, Dier, Davies, Doherti, Hojbjerg, Bentankur, Perishiç, Kullushevski, Kejn, Son.