Rusia nis hetimet ndaj shtetasit amerikan

Rusia nis hetimet ndaj shtetasit amerikan

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se ka nisur një hetim kundër një shtetasi amerikan me akuzën e spiunazhit, duke vënë në dukje se i dyshuari besohet të ketë mbledhur “informacione në lidhje me luftën biologjike”.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, FSB nuk specifikoi nëse e kishte arrestuar apo jo të dyshuarin, nuk dha emrin e tij apo ndonjë informacion tjetër rreth tij.

Një sërë qytetarësh amerikanë janë arrestuar në Rusi gjatë viteve të fundit, por disa prej tyre janë liruar falë shkëmbimit me të burgosurit rusë.

Në dhjetor u lirua basketbollistja amerikane Brittney Griner, e dënuar me 9 vite burg për përdorim droge./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button