Ten Hag: Tani presim me padurim ndeshjen me Arsenalin

Mançester Junajtedi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Kristal Pallasit. Në fakt, “Djajtë e Kuq” ishin vetëm pak minuta larg trepikëshit të radhës pasi kryesonin deri në minutën e 90. Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe barazuan ndërsa pas ndeshjes trajneri i Junajtedit, Erik ten Hag u shfaq i zhgënjyer ndërsa priste që të tijtë ta kishin mbyllur ndeshjen për të “vrarë” shpresat e kundërshtarëve.

“Kontrolluam ndeshjen dhe shënuam një gol të bukur, nuk ishte nga ato performancat më të mira, por shkoi mirë deri në një pikë. Në pjesën e dytë duhej të kishim sulmuar më shumë dhe të shënonim golin e dytë për të mbyllur ndeshjen. Nëse pëson më pas gol një minutë apo dy nga fundi i lojës, bëhet shumë e vështirë për të reaguar, edhe pse e patëm një shans me Kasemiron. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje.

Ëeghorst? Mendoj se bëri shumë mirë, normalisht i duhet ende kohë për t’u përshtatur me skuadrën, ishte me ne vetëm për një stërvitje dhe luajti vetëm ndeshjen e parë për United. Tani presim me padurim ndeshjen me Arsenalin dhe lojtarët duhet të jenë gati, është fantastike të luash në këtë nivel”, u shpreh Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button