Manchester City nuk heq dorë nga Messi

Gjiganti i Premier Ligës do të shikojë të mposhtë Paris Saint-Germain, në garën për shërbimet e yllit argjentinas.

Manchester City do të provojë përsëri të bind Lionel Messi-n që të arrijë marrëveshje për tu transferuar në “Etihad” pas dy muajve, raporton “ESPN”.

Gjiganti i Premier Ligës është njëra ndër skuadrat favorite për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, kur kontrata e tij aktuale do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Po ashtu edhe Paris Saint-Germain është njëra nga skuadrat që e dëshiron me çdo kusht Messi-n, por strategjia e tyre me qasjen ndaj argjentinasit nuk është duke i pëlqyer Barcelonës, duke e bërë kështu City-n favorit për të nënshkruar me Messi-n.

LEXO EDHE:

Back to top button